Me “duar të përgjakura” protestuesit arrijnë para Prokurorisë

Në asfaltin para prokurorisë Publike në Shkup, protestuesit kanë shkruar me ngjyrë të kuqe “bashkëpunëtorë”, duke i quajtur prokurorët si bashkëpunëtorë në krimin, që sipas tyre ka ndodhur në Klinikën e Onkoligjisë, përcjell KlanM.

Me thirrje drejtuar qytetarëve për “t’u zgjuar nga gjumi” dhe të ngrihen në këmbë për padrejtësitë që iu bëhen, protestuesti marshuan nga objekti i qeverisë drejtë PTHP-së, ndërsa pritet të shkojnë edhe para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Sa vlen jeta njerëzore”, “Vrasës”, “Përbindësha”, “Ju vrisni për përfitim”, “Të gjithë do të shtriheni” – janë disa nga parullat e mbajtura nga protestuesit, përcjell KlanM.

Protesta zhvillohet pasi u njoftua se pacientëve në Klinikën e Onkologjisë iu është dhënë solucion fiziologjik në vend të ilaçeve të shtrenjta kundër kancerit, të cilat kanë përfunduar në treg të zi.

Organizatorët e protestës paraprakisht kishin paralajmëruar se nuk do të pranojnë përgjegjësi vetëm nga niveli më i ulët i Klinikës, por do të kërkojnë përgjegjësi penale për qeveritarët./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share