Kryeministri Edi Rama njoftoi në Asamblenë e Partisë Socialiste ndryshime edhe në Sekretariatin e kësaj partie.
“Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm në detyrë Blendi Klosi, unë ju kërkoj të miratoni strukturën dhe përbërjen e re të Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë, i cili do të duhet t’i nënshtrohet votëbesimit të Asamblesë në Kongres, pra do ta votojë Asambleja në Kongres jo sot këtu, ta bëjmë pasi të prezantohet platforma nga Sekretari i Përgjithshëm”, tha Rama teksa zbuloi emrat si më poshtë:
Sekretari i Organizimit, Ardjan Çela
Sekretar i Burimeve Njerëzore, Eduard Ndreca
Sekretare e Gruas, Evis Kushi
Sekretar Dixhital dhe i Rinisë, Etien Xhafa
Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Ardian Salianji
Sekretare e Programit, Milva Konomi
/tvklan.al