Atyre iu është hequr e drejta për të marrë në Venecia varka me qira pas fotove gjysmë nudo të reperit
Nuk kanë fund skandalet për Kanye West dhe gruan e tij Bianka Sensori. Së fundmi teksa ndodhen në Itali atyre iu është hequr e drejta për të marrë me qira varka.
Ky vendim vjen pas publikimit të disa fotografive të reperit gjysmë nudo për të cilën u kritikua në rrjetet sociale. Venezia Turismo Motoscafi, kompania që iu ka dhënë me qira varkën këngëtarit për Daily Mail ka deklaruar se sjellje të tilla nuk do të tolerohen më.
“Në bord, shoferi nuk i pa këto turpësi. Nëse kjo do të kishte ndodhur, ai do të kishte zbritur menjëherë dhe do t’i raportonte shkelësit. Zoti West dhe gruaja e tij nuk do të jenë më të mirëpritur në bordin e anijeve të kompanisë sonë”, shprehet kompania në një deklaratë.
Jo vetëm kaq por Bianka Sensori dhe Kanie Uest nuk i shpëtuan dot objektivit të paparacëve javën e kaluar teksa kishin hyrë këmbëzbathur në një dyqan në Firence.
Reperi 46-vjeçar mbante fytyrën gjysmë të mbuluar, ndërsa bashkëshortja 18 vite më e re kishte veshur një fustan të gjatë të ngushtë dhe transparent, që i la pak vend fantazisë. Veshja e saj është komentuar nga mediat italiane si skandaloze.
Çifti u martua në Janar, ndërsa Kanie Uest kaloi disa romanca afatshkurtra që pas divorcit vitin e kaluar me Kim Kardashian.
Klan News