Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në Vinicë, i është përgjigjur në pyetjen e një gazetari për komentimin e zhvillimeve në Klinikën e Onkologjisë.
“Si person jam i tmerruar nga ajo që po ndodh. Jemi dëshmitarë të një shoqate mafioze kriminale dhe monstruoze të disa personelit mjekësor pranë partive në pushtet. Ajo që është e tmerrshme është se për t’u pasuruar, për të përfituar personalisht, që në vend që ilaçet t’u jepeshin atyre që kanë më shumë nevojë dhe që vdesin nga dhimbja, rishisin të njëjtat ilaçe dhe i lanë pacientët në mëshirën e tyre”, kështu është përgjigjur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.