Nis sot në mbrëmje “Love Island Albania”

Garë për dashurinë dhe çmimin e madh

Vera e nxehtë këtë vit në Tv Klan nuk ikën me Gushtin.

“Love Island” spektakli më i ndjekur i dashurisë në botë është gati të hapë dyert për herë të parë në Shqipëri sonte në televizionin kombëtar Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Këto janë vetëm pak kënde nga shumë të tjera të nxehta që ofron vila më luksoze që është parë ndonjëherë në jug të Shqipërisë. Tashmë xhirimet e para për spektaklin kanë nisur…

“Sapo mbaruam xhirimin e parë dhe jam pafund e lumtur që jemi një ndër programet reality show që është komplet jashtë skenari. Jam pafund e lumtur që dhe producentët e huaj që tashmë janë bashkuar dhe po ndjekin hap pas hapi këtë patentë ndërkombëtare si “Love Island Albania”, dhe fjalia që ata kanë thënë është jashtë pritshmërive tona, do të thotë është shumë lart.”

Pjesë e spektaklit të shumëpritur do të jenë si fillim 10 konkurrentë, 5 djem dhe 5 vajza. Por surprizat nuk do të mungojnë mbrëmjen e kësaj të diele.

“Njëri më i bukur se tjetri, njëri më i mirë se tjetri, njëri më lozonjar se tjetri, do kemi një hyrje të re sexbomb e quajmë ne, megjithatë atë nuk do e zbuloj se është surpriza e mbrëmjes. Ka pafund sfida, pafund njohje të reja, kështu që mbetet për të parë gjithçka.”

Ndjenjat më të zjarrta të shprehura ndonjëherë përmes ekranit, të papritura, lojëra, biseda, debate dhe shumë argëtim do t’i ndiqni vetëm në “Love Island Albania”.

“Jam shumë e lumtur që Love Island Albania vjen në Shqipëri me një investim të tillë kolosal, me një standard dhe cilësi si në 25 shtete të botës ku ky program realizohet. Jam e lumtur që Shqipëria ka arritur në këtë standard falë Tv Klan në këtë rast.”

Konkurrentët pjesëmarrës nuk do garojnë vetëm për dashurinë, por edhe për çmimin e madh prej 50 mijë Euro. Ky reality show një patentë ndërkombëtare nga ITV studio pritet të thyejë tabu dhe rekorde shikueshmërie nisur nga ora 21:00 në Tv Klan.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share