Biden vlerëson dëmet pas uraganit “Idalia”

Presidenti amerikan: Ngrohja globale në të gjithë botën po jep efektet e para

Pasi shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe viktima, Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Floridën që u godit nga uragani “Idalia”.

Ai premtoi ndihma për njerëzit të cilët u prekën nga uragani. Mungonte dukshëm guvernatori Ron DeSantis, një kandidat presidencial republikan, i cili nuk pranoi të bashkohej me Biden pasi deklaroi se prania e demokratit mund të pengonte përpjekjet për reagim ndaj fatkeqësive.

Biden, i pyetur për mungesën e rivalit të tij, tha se nuk ishte i zhgënjyer nga zhvillimi i ngjarjeve, por mirëpriti praninë e Rick Scott, një nga dy senatorët republikanë amerikanë të shtetit.

Joe Biden: Unë i bëj thirrje Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Demokratëve dhe Republikanëve, që të sigurojnë financimin për t’u marrë me krizën e menjëhershme, si dhe angazhimin tonë afatgjatë për sigurinë e popullit amerikan. Unë jam gati të mobilizojë mbështetje për çdo gjë që ju nevojitet.

Biden bëri një turne në të gjithë zonat e goditura me helikopter për të parë më afër dëmet, ndërsa u shpreh se ndryshimet klimatike po japin efektet e para.

Joe Biden: Askush nuk mund ta mohojë më ndikimin e një krize klimatike. Vetëm shikoni përreth kombit dhe botës, për këtë çështje. Përmbytjet historike, thatësirat intensive, nxehtësia ekstreme, zjarret vdekjeprurëse që kanë shkaktuar dëme serioze si kurrë parë më parë. Në dy vjet e gjysmë, unë kam fluturuar mbi shumë toka të djegura si pasojë e zjarreve nga Maryland në Neë Mexico dhe Alabama, si dhe e gjitha në Montana dhe përreth.

“Idalia” goditi Floridën në fillim të kësaj jave si një stuhi e kategorisë së tretë me erëra deri në 200 km/h duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha përpara se të lëvizte në veri duke përmbytur Xhorxhian dhe Karolinat dhe duke lënë pa energji qindra mijëra banorë.

Vlerësimet fillestare të dëmeve të shkaktuara nga uragani “Idalia” janë 20 miliardë dollarë, ndërsa numri i të vdekurve ka qenë i ulët. Zyrtarët thonë se kjo është falë banorëve që dëgjuan urdhrat e evakuimit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share