Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj mbrëmë në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkup, në atmosfere spektakolare shënoi fitoren e dytë me radhë në Grupin “C” të “Euro Voley 2023″. Maqedonia e Veriut pas fitores në ndeshjen e pare kundër Danimarkës 3-1 në sete mbrëmë në tersi demoloi reprezentacionin e malit Zi 3-0 në sete 25-22, 25-18 dhe 25-20 dhe praktikisht siguroi kualifikim në fazën tjetër të garave apo në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë.
Këto dy fitore ndaj Danimarkës dhe malit Zi do ti shërbejnë reprezentacionit tone që në ndeshjet e radhës kundër Polonisë, Holandës dhe Çekisë për një renditje më të favorshme pë fazën tjetër të kampionatit “Euro Voley 2023”.
Maqedonia nesër në xhiron e tretë me fillim nga ora 20:00 do të takohet me favoritin në grup, reprezentacionin e Polonisë. Në dy ndeshjet e fundit në grupin C, Maqedonia e Veriut më 5 shtator me fillim në ora 17:00, përballet me Holandën , dhe më 6 shtator me fillim në ora 20:00 takohet me Republikën Çeke.
Në fazën tjetër të Euro Voley 2023, kualifikohen nga katër ekipe nga secili grup
Faza e dytë e “Euro Voley 2023” katër ekipet e para të Grupit A dhe katër ekipet e para të Grupit C do të vazhdojnë në Bari të Italisë, ndërsa katër ekipet e Grupit B dhe katër të Grupit D, vazhdojnë garat në Varna të Bullgarisë. Faza e dytë mbahet nga data 8 deri më 16 shtator.
Në Euro Voley 2023, që organizohet nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) marrin pjesë gjithësejt 24 kombëtare të ndara në katër Grupe .
Grupi A: Italia, Gjermania, Serbia, Belgjika, Estonia, Zvicra
Grupi B:Sllovenia, Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Spanja, Ukraina
Grupi C: Polonia, RMV-ja,Holanda, Republika Çeke, Danimarka, Mali Zi
Grupi D: Franca, Izraeli, Portugalia, Turqia, Greqia, Rumunia. /KlanMacedonia/