Maqedoni – Do të asgjësohen 9000 derra të sëmurë nga “murtaja afrikane”

Shumica e këshilltarëve në Këshillin e Komunës së Karbincit në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosën që ferma private e derrave në të cilën do të asgjësohen rreth 9000 derra pas shpërthimit të sëmundjes “Murtaja afrikane” të lejohet të bëjë një gropë në atarin e fshati Trogerc i Epërm, ku nuk ka objekte në një rreze prej një kilometri, përcjell KlanM.

Kryetari i Komunës së Karbincit, Viktor Paunov, tha për MIA-n se dje kanë pranuar letrën me shkrim nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, në të cilën kërkohet që urgjentisht të përcaktohet lokacioni për hapjen e gropave për derrat, të cilët duhet të asgjësohen (eutanazi), për të mos përhapur sëmundjen.

Paunov shton se sot janë në pritje të përgjigjes nga AUV dhe inspektorët kompetentë për lokacionin e miratuar nga Këshilli i Komunës së Karbincit.

Dy ditë më parë banorët e fshatit Tarinci dhe Nov Karorman protestuan dhe nuk lejuan makineritë e ndërtimit të hapin një gropë për shkatërrimin e derrave mes dy fshatrave, me frikën se kjo do të nënkuptonte fatkeqësi mjedisore, ndotje të tokës, ujit dhe do të dëmtonte shëndetin e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share