Droni ukrainas godet rajonin Kursk të Rusisë

Zelensky: Nuk mund të ketë “paqe të qëndrueshme” nëse nuk rimerret kontrolli i territoreve të pushtuara

Një dron ukrainas sulmoi qytetin Kursk, një qytet në Rusinë perëndimore, që konsiderohet si baza e një prej stacioneve më të mëdha bërthamore të vendit.

Ndërkaq nga ana tjetër forcat ruse goditën një ndërmarrje private me një raketë me rreze të gjatë në Vinnytsia, duke plagosur tre persona. Forca ajrore e Kievit zmbrapi një sulm me dron mbi rajonin Kirovohrad.

Në fushën e betejës forcat ukrainase vijojnë kundërofensivën në lindje dhe jug të vendit kundër forcave pushtuese ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se më shumë se 25 sulme u zhvilluan në vijën e frontit në 24 orët e fundit.

Nga ana tjetër Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk mund të ketë “paqe të qëndrueshme” në Ukrainë nëse Kievi nuk rimerr kontrollin e territoreve të pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë. Rusia ka thënë më parë se është e hapur për bisedimet e paqes me Kievin, por këmbëngul në pretendimin e saj ndaj katër provincave ukrainase që i aneksoi vitin e kaluar përfshirë edhe Krimenë që aneksoi në 2014 një kusht që Kievi nuk do ta pranojë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share