Liga e Parë: Shkëndija – Shkupi në qendër të vëmendjes

TË SHTUNËN ZHVILLOHEN PESË NDESHJE

Të shtunën dhe të hënën në program janë ndeshjet e javës së gjashtë të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor. Pesë ndeshje zhvillohen në shtunën, ndërsa takimi Struga Trim Lum – Tikveshi zhvillohet të hënë në orën 16:00.

Derbi i javës së gjashtë do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku do të përballen dy skuadrat prestigjioze të futbollit tonë Shkëndija dhe FC Shkupi. Dke marrë parasysh rivaltetin e këtyre dy skuadrave edhe kësaj radhe pritet lojë cilësore që do të ndiqet nga numri i madh i tifozëve.

“Po shpresoj që të vazhdojmëserinë e fitoreve , të mos ndalojmë dhe të jemi të qetë deri në ndeshjen tjetër. Mendoj që është një ndeshje e rëndësishme. Besoj që ekipi ynë është më e mire se ajo e Shkupit, kështuqë është ndeshje që mund të vendosin edhe detajet e vogëla. Premtoj një angazhim maksimal nga une dhe që të ndihmoj ekipin që të kemi tri pike të reja” – tha Endrit Krasniqi.

Voska Sport pas fitores kundër Vardarit dhe barazimit me Tikveshin në Kavadar është e motivuar që në përballjen me Bregallnicën në Ohër të vazhdon me paraqitje dhe rezultate të mira. Gostivari është nikoqire e Sileksit dhe është momenti për të arkëtuar tre pikët që janë shumë të rëndësishme për rrjedhën e kampionatit. Akademija Pandev Brera përballet me Rabotniçkin, ndërsa Vardari është nikoqire e Makedonija Gj.P. Ndeshja Struga trim Lum do të zhvillohet të hënën. Të gkjitha ndeshjet e javës së gjashtë fillojnë në ora 16:00.

Në xhiron e VI-të, me 2 shtator, me fillim në ora 16:00, takohen:

Vardari – Makedonija GJ.P,
Gostivari – Sileksi
Shkëndija – Shkupi
AP Brera – Rabotniçki
Voska Sport – Bregallnica
Struga Trim Lum- Tikveshi ( Më 4 shtator) /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share