Kovaçevski: Takim të ri liderësh nëse ka diçka të re për procesin eurointegrues

“BISEDIMET VAZHDOJNË NË TË GJITHA NIVELET PËR TË SIGURUAR MBËSHTETJE”

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski tha sot se, do të vazhdojnë bisedimet në të gjitha nivelet me qëllim që të sigurohet mbështetja për procesin eurointegrues të vendit.

I pyetur nëse do të ketë takim të ri liderësh, kryeministri tha se mund të organizohet në çdo kohë, nëse ka diçka të re sa i përket këtij procesi. Ai edhe njëherë i bëri thirrje opozitës që të paktën njëherë të mbështesin një vendim strategjik, me të cilin siç u shpreh ai, do të sigurohet ardhmëri më e mirë për qytetarët.

“Deputetët kanë komunikim direkt çdo ditë në Kuvend dhe ai është komunikimi më normal. Takim liderësh mund të ketë në çdo kohë, nëse ka diçka të re në raport me vazhdimin e integrimeve, në të cilën do të flitej për argumentet. Ne i kemi thënë argumentet tona. Takimi i fundit i liderëve sipas meje ka qenë i suksesshëm, megjithatë ajo që u tha publikisht në konferencën për media, nuk u konfirmua përfundimisht nga organet e VMRO – DPMNE-së” – tha Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian kanë përshëndetur fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese.

“E përshëndetin dhe e konsiderojnë të rëndësishme që filloi procesi i ndryshimeve kushtetuese në shtet. Ndryshimet kushtetuese, që siç e shihni nuk kanë asnjë koment sa i përket përmbajtjes së vet amendamenteve, sepse nuk prekin asnjë çështje të identitetit të popullit maqedonas, por përkundrazi e përforcojnë karakterin multietnik të shtetit dhe për herë të parë bëhet dallim i qartë mes popullit maqedonas dhe popujve tjerë, përfshirë edhe popullin bullgar që nuk është bërë deri më tani” – tha Kovaçevski.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 18 gusht mbajti seancën e parë për ndryshimet kushtetuese. Pas votimit të rendit të ditës dhe shterjes së diskutimit, kryeparlamentari ndërëpreu seancës, ndërsa nuk është paralajmëruar ende se kur do të thirret vazhdimi i saj për të votuar për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share