Sot (31.08.2023) Zyrtarët e policisë nga njësia për tregti të paligjshme, pasi më parë morën informacione operacionale dhe një urdhër për një kontroll nga Gjykata Themelore penale Shkup, kontrolloi shtëpinë e D.J (38) nga fshati Dobri Doll, Komuna e Sopishtes.
Në shtëpinë e tij policia gjeti katër çanta me rreth katër kilogramë marijuanë, me vlerë rreth 20,000 euro, përcjellë Klan M. (D.J) u privua nga liria dhe u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentacionit të plotë ndaj tij do të paraqiten akuza penale me një procedure të shpejtë” – thuhet në njoftimin e MPB-së. /KlanMacedonia/