Lionel Messi ‘ndërpret’ MLS

Sfidat e kombëtareve mund të sjellin pushime për kampionatin amerikan

Kalimi i Lionel Messit në Mexhor Ligë Soker jo vetëm ka shtuar emocionet, por ndryshuar edhe rregullat. Një prej tyre pritet të zbatohet shumë shpejt në kampionatin amerikan, i cili lidhet direkt me përballjet e kombëtareve. Trajneri i Inter Miami, Tata Martino ka kërkuar nga drejtuesit e Mexhor Ligë Soker që kampionati të ndërpritet kur të ketë sfida të organizuara nga FIFA. Sipas tij, eliminatoret e Kupës së Botës që do nisin do t’i kushtëzonte trajnerët e kampionatit amerikan, pasi do të humbisnin shërbimet e lojtarëve më të mirë në skuadër, përfshirë këtu edhe Lionel Messin.

Në fjalët e tij, argjentinasi ka pranuar se e gjithë loja e skuadrës nga Majemi ndërtohet rreth 7 herë fituesit të Topit të Artë. Mungesa e yllit kryesor në një moment kyç do të kushtëzonte sezonin e Inter Miami që një muaj më parë triumfoi në Kupën e Ligës, titulli i parë në historinë e klubit. Messi pritet të humbasë tre sfida me klubin për shkak të angazhimit me kombëtaren gjatë këtij viti, dhe e njëjta histori pritet të ndodh edhe në 2024.

Argjentina do të përballet me Ekuadorin dhe Bolivinë në kualifikueset e Botërorit më 7 dhe 12 Shtator dhe gjithashtu do të ketë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Paraguait dhe Perusë më 12 dhe 17 Tetor. Kalendari i Inter Miami në këtë moment është tepër i ngjeshur, me Messin që natyrisht do të mungonte nëse do të thirrej në grumbullimin e kampionëve të Botës. Messi ka shënuar njëmbëdhjetë gola në nëntë ndeshje me skuadrën amerikane që prej kalimit të tij në merkaton e kësaj vere.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share