Pse njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë IQ më të lartë

Nëse vuani nga ankthi, lajmi i mirë është se koefiçenti i inteligjencës tuaj është mbi mesataren.

Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit kanadezë në Universitetin e Ontarios , pasi analizuan shëndetin mendor të rreth 100 studentëve.

Këtyre të fundit, iu kërkua të tregonin se cilat ishin gjërat që i shqetësonin vazhdimisht. Rezultoi se ata zgjodhën shumë fraza që shprehnin ankth, por nga ana tjetër dhe përformancë të lartë në testet e inteligjencës.

Sigurisht që ky nuk është i vetmi hulumtim i këtij lloji. Edhe në Izrael u studiuan 80 studentë me teste të ndryshme. Psikiatri Jeremy Coplan vuri re se ata që vuan nga ankthi kishin përgjithësisht një IQ më të lartë se pjesa tjetër.

Por, si shpjegohet më konkretisht kjo nga ekspertët?

Aftësia e një personi të zgjuar për ta parë një situatë në këndvështrime të ndryshme shoqërohet me nivel të lartë ankthi.

Ose, nga ana tjetër stresi mund të na shtyjë të përpiqemi më shumë në fushat që na interesojnë, duke kultivuar kështu inteligjencën tonë. Kjo do të thotë se është një marrëdhënie e ndërsjellë.

Sigiurisht që ka përjashtime! Përshembull, psikologu Robert Epstein thotë se ankthi në nivele të larta edhe ndikon negativisht në IQ. Por, siç beson ai vetë, përjashtimet nuk e hedhin poshtë përfundimin e përgjithshëm.

Në fakt, disa nga mendimtarët më të mëdhenj të historisë, si Charles Darëin, Abraham Lincoln dhe Nikola Tesla mendohet se kanë vuajtur nga çrregullimet e ankthit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share