Çiftet e sapomartuar në Kinë përfitojnë shpërblim nëse nusja ka moshën e duhur

Një konte në Kinë po i ofron çifteve të sapomartuara një shpërblim prej 1000 Yuan (109 Paund) nëse nusja është në moshën 25 vjeç ose më e re. Vendi po përballet me ulje të lindshmërisë dhe po kërkon mënyra për të nxitur të rinjtë që të martohen.

Konteja Changshang tha se shpërblimi është për të promovuar “martesat në moshën e duhur dhe shtatzënitë” për kurorëzimin e parë.

Gjithashtu është paraqitur një paketë asistence për rritjen e fëmijës, fertilitetin dhe edukimin për çiftet që kanë fëmijë.

Martesat në Kinë kanë arritur shifrën më të ulët në vitin 2022, rreth 6.8 milionë dhe janë 800.000 më   pak se në 2021. Ky është numri më i ulët prej vitit 1986. Rënia në numrin  e martesave ka ndikuar drejtpërdrejt në lindshmëri pasi politikat e vështirësojnë mëmësinë për nënat beqare.

Shumë gra nuk duan të bëjnë fëmijë për shkak të shpenzimeve të larta për rritjen e fëmijës ose përkushtimit në karrierë. Diskriminimi gjinor dhe steriotipi që gruaja duhet të kujdeset për fëmijët janë ende të përhapura masivisht në Kinë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share