Xholi për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Melani Zholi, nesër do të jetë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës do të ketë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve, aleanca në kuadër të NATO-s, sfidat e kryesimit të vendit me OSBE-në, si dhe ngjarje të tjera aktuale në fushën e politikës së jashtme.

Ministrja Zholi, gjatë qëndrimit në Shkup do të ketë takime me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe me Ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Agjenda (e mërkurë, 30 gusht 2023, MPJ)

09:00 Mbërritja e MPJ Zholi në Ministrinë e Punëve të Jashtme

9:05-9:20 Takim Tete-a-tete Osmani-Zholi

9:20-9:55 Takim dypalësh ndërmjet delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë

10:00-10:25 Konferencë për media Osmani – Zholi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share