Gabime të kontrollit të trafikut ajror shkaktojnë vonesa e anulime të fluturimeve në Britani

Mijëra udhëtarë kanë hasur në vonesa dhe anulime të fluturimeve pas një “çështjeje teknike” që goditi sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar.

Njerëzit janë bllokuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj, pasi Shërbimet Kombëtare të Trafikut Ajror kufizuan sasinë e avionëve që ulen.

Linjat ajrore dhe aeroportet paralajmëruan se kishte ende “vonesa të konsiderueshme” pavarësisht se problemi u rregullua brenda disa orësh.

Një pasagjere i tha BBC-së se fluturimi i saj i pasdites nuk pritej të nisej deri pas mesnate.

Nats konfirmoi defektin pak pas mesditës të së hënës, përpara se të njoftonte se rreth orës 15:00 kishte identifikuar dhe korrigjuar problemin që prekte hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai tha se “do të duhet pak kohë që fluturimet të kthehen në normalitet”.

Disa aeroporte dhe linja ajrore në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë British Airways, Virgin Atlantic dhe TUI, paralajmëruan pasagjerët për vonesa dhe anulime, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share