Mbyllet përkohësisht hapësira ajrore e Mbretërisë së Bashkuar, shkak problemet teknike në sistem

Hapësira ajrore e Mbretërisë së Bashkuar u mbyll për pak orë për shkak të problemeve teknike në sistemin e fluturimeve.

I gjithë rrjeti i Mbretërisë së Bashkuar u fut në kolaps, ndërsa mbi 500 fluturime janë anuluar dhe shumë të tjerë janë shtyrë apo vonuar.

Tashmë sistemi është rikthyer, por edhe ata udhëtarë që janë në fluturim do të duhet të presin 12 orë në aeroporte të tjera.

Shërbimi Kombëtar Ajror i Mbretërisë së Bashkuar thotë se e ka identifikuar problemin dhe e ka rregulluar defektin.

“Tani po punojmë ngushtësisht me linjat ajrore dhe aeroportet për të menaxhuar fluturimet që janë prekur. Inxhinierët po monitorojnë me kujdes performancën e sistemit. Defekti kishte prekur aftësinë e sistemit për të përpunuar automatikisht fluturimet, që do të thotë se tani do të duhet të bëhen manualisht nga stafi. Natyrisht që kjo nuk mund të bëhet me të njëjtën shpejtësi”, njoftoi zyrtarisht Shërbimi Kombëtar Ajror.

Edhe pse defekti në sistem u rregullua, shumë fluturime drejt Britanisë së Madhe apo nisja nga prej andej, janë të prekura dhe pasagjerët po përballen me vonesa shumëorëshe.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share