Europa përfshihet nga moti i keq

Stuhi të fuqishme në Itali, Francë e Spanjë

Një valë e motit të keq ka përfshirë ka përfshirë disa vende të jugut të Europës. Ky filmim tregon pasojat e pëmbytjeve që shkaktoi një stuhi e fuqishme që goditi veriun e Italisë gjatë orëve të fundit në Xhenova.

Një sasi e konsiderueshme prej 150 milimetrash shi ra gjatë orëve të fundit në këtë qytet, duke përmbytur disa zona të qytetit.

Në Milano, erërat e forta thyen dhjetëra pemë, duke dëmtuar disa automjete, ndërsa dëme ka edhe nëpër ndërtesat e qytetit. Këputja e linjave elektrike ka lënë pa energji mijëra abontentë. Reshjet e dendura shkaktuan rrëshqitje masive toke pranë qytezës malore Modan në Francë, duke shkatërruar një autostradë pranë kufirit me Italinë.

Stuhitë goditën edhe ishullin e Majorkës në Spanjë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Vala e stuhive dhe reshjeve të dendura pason ditët me mot përvëlues, që shkaktuan edhe zjarre masive në këto vende.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share