Mjekësia mbetet preferenca kryesore e kandidatëve
Në Universitetin e Tetovës, nga 28 gushti e deri më 1 shtator 2023 do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24.
“Ne kemi zgjedhur degën e mjekësisë është me të njëjtat standarde në të gjithë rajonin, me këtë diplomë mund të shkosh edhe në Europë me të gjitha kushtet”
Binjaket nga Shqipëria, Egi dhe Sara, kishin zgjedhur Universitetin e Tetovës, për të vazhdur studimet e tyre në degën e mjekësisë.
- Ne vijmë nga Shqipëria.
- Na tregoni se pse keni vendosur të studioni në këtë fakultet?
- Është një fakultet shumë i mirë pasi kemi kërkuar në internet, është me standarde shumë të mira në gjithë rajonin ka çmime shumë të mira mund të integrohemi shumë mirë edhe në shoqëri sepse flasim të njejtën gjuhë dhe jemi një si ne në Shqipëri si ju këtu.
Mjekësia mbetet preferenca kryesore edhe për shumë studentë tjerë të ardhshëm.
“Pse kam vendosur të studioj në UT? E di që universitetet shtetërore ju japin normalisht dije cilësore dhe jo vetëm si kolegjet biznesore që janë bërë tashmë private, kështu unë kam vendosur të studioj në universitet shtetëror drejtimi mjekësi e përgjithshme”.
“Shkenca mjekësore fizioterapi, ky drejtim më ka shtyrë më shumë për shkak se kam pasur edhe vet probleme me gjunjët edhe u detyrova që të bëjë fizioterapi brenda 1 viti edhe besoj se do t’ja dal me sukses dhe e dua drejtimin që kam zgjedhur”.
Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, tha se këtë vit nga aplikimet online, vërehet interesimi i madh pë t`u regjistrua në këtë universitet.
“Numri i të rinjve për të studiuar në universitetin tonë është jashtëzakonisht i madh është interesim shumë i lartë po ashtu edhe gjatë kohës së verës ata kanë pasur mundësi të realizojnë aplikimet e tyre paraprake në sistemin e platformës online dhe nga kjo platformë ne e shohim vërtetë është një interesim i madh”, deklaroi rektori Jusuf Zejneli.
Për vitin akademik 2023/24, Universiteti i Tetovës do të regjistrojë studentë të rinj në 13 njësitë akademike që i posedon.
Afati i parë i regjistrimit do të jetë nga 28 gusht deri më 1 shtator./KlanMacedonia