Kovaçevski – Michel: Maqedonia e Veriut përket në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Sllovenisë, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, realizoi takim me Kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, përcjell KlanM.

Në takim, siç njoftohet është biseduar për zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, me fokus fillimin me sukses të procesit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

“Përkushtimi dhe mbështetja e Bashkimit Evropian në procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut është jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë moment, për të cilin është adresuar qartë mesazhi nga BE-ja, për rëndësinë e përfundimit me sukses të procesit të ndryshimeve kushtetuese, për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit evropian të vendit. Dy bashkëbiseduesit ranë dakord se ndryshimet kushtetuese paraqesin një shans të vetëm dhe të papërsëritshëm për përparimin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut brenda BE-së. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të ketë ndikim pozitiv në situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik të vendit dhe rajonit”, thuhet në njoftim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share