Nëna e qortoi ashpër Rita Orën për skenat me flamurin serb

Nëna e këngëtares Rita Ora, Vera, duket ta ketë qortuar ashpër vajzën e saj, pas veprimeve të mbrëmshme, ku ylli i njohur nga Kosova. u pa të mbante në duar një flamur serb.

Vera, në një reagim të saj në Instagram, lë të kuptohet se sjellja e mbrëmshme e Rita Orës, e ka nervozuar shumë, madje i jep hapur asaj edhe një këshillë, transmeton klankosova.tv.

”Rita, m’fal të kom bërtit shumë, po më ke bo nervoz! Mos u trullo”, shprehet nëna e Ritës.

Skenat e mbrëmshme të këngëtares së njohur kosovare, shumë të dashur për të gjithë, ku shihej me flamurin serb gjatë një festivali në Hungari, nuk u mirëpritën.

Për të njëjtin flamur, ylli i njohur edhe u deklarua, ku tha se ia dha një fans i saj teksa performonte.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share