Serbët jashtë qeverisë malazeze

Spajic mbyll negociatat, koalicioni i ri qeveritar ka 44 deputetë

Kandidati për Kryeministër në Malin e Zi, Milojko Spajic ka lënë përfundimisht jashtë qeverisë së re partitë pro serbe.

Koalicioni për të ardhmen e Malit të Zi me prirje pro serbe e pro ruse nuk preferohej të ishte pjesë e qeverisë së re malazeze as nga SHBA-të e as nga BE-ja.

Spajic deklaroi se koalicioni i ri qeveritar ka mbështetjen e 44 deputetëve nga 80 gjithsej. Postin e kryeparlamentarit do ta ketë Aleksa Becic. Tashmë pritet seanca parlamentare e votimit të kryeparlamentarit të ri që do të pasohet me paraqitjen e programit të qeverisë së re dhe miratimit të listës së ministrave që do të paraqitet nga Kryeministri i ri Miljoko Spajic.

Kryeministri në largim Dritan Abazoviç tha se Mali i Zi “nuk do të ketë kurrë një qeveri më gjithëpërfshirëse” se ajo e drejtuar prej tij. Lëvizja Ura e Abazoviç u la jashtë negociatave për qeverinë e re ndërsa Kryeministri ne largim adresoi akuza ndaj Spajic për manipulim me kriptomonedhat së bashku me një shtetas koreano-jugor të arrestuar tashmë i cili po hetohet nga prokuroria malazeze.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share