580 milionë Euro për Salah, klubi i Al-Ittihad e kërkon me ngulm egjiptianin, i bën ofertën faraonike

Klubi saudit i Al-Ittihad i ka bërë Mohamed Salah një ofertë unike që ai të traferohet në Arabi.

Drejtuesit e klubit e kanë objektiv kryesor transferimin e lojtarit egjiptian, që e shikon si imazhin kryesor që do të zëvendësojë Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në Ligën Profesioniste Saudite.

Al-Itihad që drejtohet nga trajneri Nuno Espirito Santo, i ka ofruar Liverpool-it 175 milionë Euro për egjiptianin.

Ndërkohë që 31-vjeçarit i është ofruar një kontratë 5-vjeçare, ku futbollisti do të përfitojë 116 milionë Euro në sezon, përveç bonuseve të tjera, raporton tabloidi ‘The Sun’.

Gjithashtu ai dhe familja e tij do të kenë një avion privat ose bileta pa limit për të fluturuar, një ofertë për t’u bërë ambasador i turizmit dhe investimeve në Arabinë Saudite. Ky akord do të eklipsonte atë të arritur në Janar nga Cristiano Ronaldo me vlerë 200 milionë Euro.

Për më tepër që yllit egjiptian të futbollit i është ofruar mundësia që ketë aksione në të ardhmen në një klub, pasi Mbretëria Saudite dhe liga profesioniste duan që klubet të jenë në pronësi të privatëve në vazhdim.

Ky propozim ndaj Salah ngjan me atë që joshi David Beckham të transferohej në SHBA në 2007, e më pas krijoi klubin e Inter Miami.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share