“Drita e Gonxhes”: Shkupi me krenari mban emrin e Nënë Terezës

Grubi: Çdo përvjetor i Gonxhes të na gjejë të bashkuar

Në hapje të edicionit të tretë të manifestimit tradicional kulturor – shkencor “Drita e Gonxhes”, Zv/Kryeministri Artan Grubi, ka përmendur vlerat humane të Gonxhe Bojaxhiut në vendlindjen e saj në Shkup por edhe gjithkund në botë.

Grubi nuk harroi të përmend edhe sfidat me të cilat është përballur vendlindja e Nënë Terezës.

“Jo më pak se një dekadë më herët, ky vend ishtë i rethuar me një gardh të hekurt me tendencën e një mendësie monoetnike, monokulturore për të tjetërsuar karakterin multietnik multikulturor të qytetit të Shkupit të vendlindjes së Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Tereza. Shkupi sot me krenari mban emrin e saj në Universitet, në Qendër Klinike por edhe në autostradë, emri i saj kujtohet ndër brezat e rinj të këtij vendi si frymëzim pasi gjuha e mirësisë dhe bamirësisë është universale”, u shpreh Artan Grubi.

“Ditët e Nënë Terezës” janë pjesë e ofertës kulturore të Shkupit në prag të kandidaturës së Shkupit për Kryeqendër Evropiane të Kulturës në vitin 2028.

Ngjarjet që shënojnë 113 vjetorin e lindjes dhe 26 vjetorin e vdekjes mbahen nga 25 Gushti e deri më 5 Shtator. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share