Trump: Biden po përpiqet të më burgosë

Ironizon presidenti: Dukej shumë bukur në foto

Donald Trump akuzon presidentin Joe Biden si nxitës të proceseve penale ndaj tij, në të parin reagim pas paraqitjes dhe lirimit me kusht në procesin ku akuzohet për tentativë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës në Xhorxhia.

“Djalë i pashëm” e quajti me ironi Biden, Trumpin e shfaqur në foto, por nuk pranoi të përfshihej në replika me të. Ndërsa ish-presidenti tha se proceset penale ndaj tij, “i kërrusuri Biden” siç e quan ai dhe e Fashistët e të Majtës Radikale, siç i etiketon demokratët po i përdorin si armë për t’a penguar të zgjidhet sërish president në 2024-ën.

Trump akuzon edhe liderët e partisë së tij, duke thënë se republikanët janë të paaftë për të ndaluar këtë abuzim dhe mashtrim. Sipas përllogaritjeve, vetëm për procesin e Xhorxhias, Trump mund të dënohet me deri 20 vite burg nëse shpallet fajtor dhe me deri 136 vite për të katër proceset penale në total me të cilat po përballet.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share