Një ‘zaptues’ i rrëshqitshëm shkaktoi rrëmujë në shtëpinë e një gruaje në Queensland, Australi.
Ajo vuri re se një pikturë në shtëpi ishte anuar dhe iu afrua për ta kontrolluar. Gruaja u tmerrua kur vuri re një hije gjigande që doli të ishte një piton 1.5 metër i gjatë.
Zvarraniku ishte mbledhur pas kornizës së pikturës dhe ajo ishte anuar. Ajo telefonoi menjëherë specialistët që të merrnin gjarprin.
“Ata u frikësuan, dolën nga dhoma dhe na telefonuan menjëherë”, shpjegon njëri prej tyre.
Në një video ku tregohet momenti kur specialisti merr gjarprin i cili nxjerr kokën nga pas kornizës. Krijesa u la e lirë në habitatin e saj natyror./tvklan.al