Një vrasje e dyfishtë dhe një vetëvrasje ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë, përcjell KlanM.
“Rreth orës 14:25 në bazë të kallëzimit të pranuar, në një banesë në Kumanovë, zyrtarët policorë kanë gjetur të vdekura 40 vjeçaren E.A.J (40) nga Kumanova dhe nënën e saj P.N, të cilat paraprakisht janë vrarë me thikë nga 46 vjeçari D.J nga Kumanova (bashkëshorti i E.A.J). Më pas D.J ka plagosur veten dhe është hedhur nga dritarja. D.J është transferuar në spitalin e Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë”, njofton MPB.
Prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia