Ngjyrat më të zakonshme për vjeshtën janë tonalitetet e kafesë dhe gurëve të çmuar. Por këtë vit duhet të përgatiteni për të papriturën. Pas një vere ku mbizotëroi “Barbiecore” dhe të gjitha nuancat e rozës, garderoba juaj do të ndryshojë në 360 gradë. Një buqetë e bukur me vjeshtake do t’i japë dimensione të reja veshjeve tuaja.
E përhimët
Nëse kërkoni një ngjyrë që të tregojë se nuk bëni shaka, zgjidhni të hirtën. Kjo ngjyrë e ftohtë përmban pushtetin e nuancave të forta dhe duket e shtrenjtë pa u munduar shumë. Kombinojeni me të kuqen, kafenë dhe blunë e ndezur dhe nuk do të duket aspak e mërzitshme.
Spec i kuq
E kuqja e ndezur me bazë portokalli ka rreth 3 sezone që kryeson pasarelat e modës dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Ndoshta për shkak të fortësisë, ndoshta sepse përshtatet për të gjithë por duhet patjetër të keni një ngjyrë të tillë në dollap.
E verdhë gjalpi
Nëse s’keni dëgjuar për trendin e “qumështit me banane”, e keni parë diku në internet. Stilistët po e shtojnë si ngjyrë në krijimet e tyre dhe tashmë ka zënë vendin e saj në veshjet e luksit. Është ngjyra ideale që sjell verën në vjeshtë.
Manaferrë e zezë
Ka diçka që na tërheq te ngjyrat e errëta sapo moti ftohet dhe nuanca e manaferrës së zezë është e duhura për veshje që do të duken të shtrenjta dhe tërheqin vëmendje. Nëse visheni kokë e këmbë me këtë ngjyrë do t’i kishit të gjithë sytë mbi ju, por mund të përdorni aksesorë në këtë tonalitet për t’i dhënë jetë veshjes.
Mesnatë
Një përzierje mes të zezës dhe lejlasë që e kthen në një alternativë më interesante se sa ngjyrat neutrale. Mund ta kombinoni me xhins, me ngjyrën e manaferrës së zezë apo gjithçka tjetër dhe të mos gaboni. Për ata që janë të devotshëm ndaj së zezës, kjo është ngjyra ideale.
/tvklan.al