Dy persona janë arrestuar sot në Shkup pas bastisjes së policisë në një aksion kundër trafikut të drogës, përcjell KlanM.
“Zyrtarët policorë pas marrjes së informacioneve operative dhe urdhër bastisjes nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë e B.M. dhe M.M. në Shkup. Gjatë kontrollit u gjetën rreth një kilogram marijuanë, lëndë pluhuri, dy peshore dixhitale dhe një sasi e madhe parash. Personat janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre me procedurë të shpejtë do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale”, thonë nga MPB./KlanMacedonia