DEFICIT MË I LARTË TREGTAR PËR 4.4% NË RAPORT ME VITIN E KALUAR
Kosova exporton më së shumti mallra në Shqipëri prej vendeve të CEFTA-s ndërsa importon nga Maqedonia e Veriut. Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e që tregojnë për një deficid tregtar prej 4.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Eksporti në Kosovë po mbulon importin me 13.1%
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficid tregtar më të lartë për 4.4% në muajin korrik në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Eksportet në Kosovë me vendet e CEFTA s arritën në 27.6 milion euro ose 41% e eksportve të përgjithshme me një rritje 6.8 %.
Prin Shqipëria si partneri kryesor i vendeve të CEFTA-s që Kosova eksporton me 14.3% e pasuar nga Maqedonia e Veriut me 13.3% e pastaj radhiten Mali I Zi dhe Serbia.
Sa i përket importeve e që arritën 73.9 milion euro me vendet e CEFTA-s prin Maqedonia e Veriut me 5.9% e pasuar nga Shqipëria 5.4% dhe më pas Serbia1.3%.
Në vendet e BE-së Kosova eksporton më së shumti mall në Gjermani pastaj Itali e Holandë.
Partnerë të rëndësishëm për eksportin e mallrave janë edhe SHBA-ja me 11.7% dhe Zvicrra me 8.7%.
Sipas të dhënave të ASK-së grupet kryesore të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt e tyre me 22.2%, 14.5% plastikë gomë dhe artikuj të tyre, 10^5% ushqimke të përgatitura, pije dhe duhan pasataj vijnë produktet bimore dhe ato të tekstilit. Ndërsa Kosova në këtë periudhë kohore ka importuar më shumë produkte minelareë, ushqime të përgatitura, pije, duhan, paisje mekanike dhe elektrike si dhe mjete te transportit.