Lloga në Gjilan takon Alban Hysenin: Arbën Xhaferi na mban të bashkuar

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka qenë sot i ftuar si ligjërues në Akademinë Verore “Arbën Xhaferi” në Gjilan, ku ka realizuar edhe takim me kreun e kësaj komune, Alban Hyseni, përcjell KlanM.

“Jam shumë i gëzuar që jam në Gjilan sot. Arbën Xhaferi i bëri për së gjalli shqiptarët bashkë, kështu që edhe sot kur ai nuk është në mesin tonë, po na bën përsëri bashkë. Faleminderit për kontributin që jepni për Shkollën Verore – Arbën Xhaferi. Besoj që është nga ato figurat emblematike të kombit shqiptar, i cili ka lënë pas vetes shumë. Unë kam pas fatin të bashkëpunoj me të si kryetar i forumit rinor, por edhe si bashkëpartiak për vite të tëra”, thotë Lloga.

“Ishte një bashkëbisedim përmbajtësor me temat që lidhen edhe me përvojat nga e kaluara e ministrit në pushtetin lokal dhe për sfidat e ndryshimet që pritet të ndodhin në të mirën e shqiptarëve në Meqedoninë e Veriut, sikurse edhe për sfidat që paraqiten në Kosovë. Po bëhen tash e gjashtë muaj që ministri e drejton njërën prej ministrive më të ndjeshme në Republikën e Maqedonisë dhe unë i urova shumë suksese për pozitën e re dhe për punën që po e bën”, u shpreh Hyseni pas takimit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share