Betejë dronësh mes Rusisë dhe Ukrainës

SHBA këshillon Ukrainën të mos zhvillojë sulme në Moskë

Një betejë dronësh po zhvillohet mes Ukrainës dhe Rusisë ku shënjestra e rradhës është bërë sërish Moska.

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Rusisë konfirmoi se një dron ukrainas goditi një ndërtesë në qendër të qytetit, ku fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sulme ka patur edhe në qytetin rus Belgorod në kufirin me Ukrainën ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Për sulmet e Kievit brenda Rusisë ka reaguar edhe SHBA.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së i cili foli në kushte anonimiteti për gazetarët e agjencisë së lajme Reuters ka deklaruar se  Uashingtoni nuk  mbështet sulmet brenda Rusisë.

Nga ana tjetër, edhe Ukraina ka raportuar për sulme të shumta nga ushtria e Vladimir Putinit.

Të paktën dy mësues të një shkolle u vranë dhe tre persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit rus në qytetin Romny në Ukrainën verilindore.

Sulmet vijnë në një ditë kur Ukraina  shënon festën e flamurit. Në Kiev u mbajt një ceremoni ku të pranishëm ishin presidenti Volodimir Zelensky dhe forcat e armatosura të vendit

Flamuri ynë është fuqia jonë, burim i vullneti dhe shpirtit të pathyer për të gjithë luftëtarët që shkojnë në betejë duke mbajtur këtë flamur në veshje dhe zemrat e tyre. Ata po luftojnë për çdo metër të tokës sonë.”

Edhe Rusia festoi ditën e flamurit të martën, me një flamur prej më shumë se 1000 metra katrorë që u shpalos në Moskë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share