Mariçiq: Opozita nuk do t`i votojë ndryshimet kushtetuese!

“ZGJEDHJET NUK JANË ZGJIDHJE – PUNOJMË PËR NDRYSHIMET KUSHTETEUSE”

Ekzistojnë dy mënyra që të arrihet shumica e domosdoshme e 80 deputetëve në Kuvend, për ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e negociatave me BE-në, thotë Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Sipas tij, mënyra e parë është që VMRO-DPMNE, me kushte të caktuara, që ishin dakorduar në takimin e fundit të liderëve, të mbështesë ndryshimet, kurse mënyra e dytë që deputetë të caktuar të opozitës, sikurse para 5 viteve kur ndryshohej emri, të vendosin “pro” ndryshimit të Kushtetutës.

“Nuk shoh mënyrë të tretë, këto janë dy opsionet. Ne do të punojmë në dy nivelet. Vlerësoj se nuk është e pamundshme dhe ka kohë dhe hapësirë për bisedimeve dhe të arrijmë tek zgjidhja”, tha Bojan Mariçiq.

Por, Zv/Kryeministri Mariçiq, druan se lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, nuk është i sinqertë kur flet për anëtarësimin e vendit në BE dhe se kjo parti, as tani e as pas zgjedhjeve, nuk do t`i mbështesë ndryshimet kushtetuese.

“Jemi të hapur për propozime se si të tejkalohet problemi në interes të procesit eurointegrues. Nga VMRO-DPMNE thanë se duhen garanca të reja se nuk do të ketë kushtëzime për vendin nëse kalojnë ndryshimet kushtetuese. Jemi të gatshëm të bisedojmë edhe për këtë, edhe pse kemi garanca se nuk do të ketë kërkesa të reja që do të kushtëzojnë anëtarësimin tonë në BE”, tha tha Bojan Mariçiq.

Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, tha se lidhur me ndryshimet kushtetuese, po bisedohet me të gjithë deputetët.

“Izolimi që vjen nga brenda është i papranueshëm. Bisedohet me secilin deputet, për shkak se tani përgjegjësia është tek deputetët. Mendoj se askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng perspektivën e qytetarëve të vendit”, tha Oliver Spasovski.

Ndryshe, në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropë”, Zv/Kryeministri Mariçiq do t`i bind qytetarët për rëndësinë dhe përfitimet nga eurointegrimet. Do të mbahen takime në 8 qytete ku do të diskutohen tema të ndryshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share