SHTIP: ZYRTARËT SERB – “BETEJA E BREGALLNICËS” PËR TË MBROJTUR SERBINË JUGORE
Vizita e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair dhe Tetovë, shkaktoi reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut reagime këto që nuk u ndalën thuajse për 10 ditë. Ndërkohë, autoritetet e vendit i kanë heshtur provokimet që vijnë nga Serbia. Në Shtip, nga zyrtarë serb, Maqedonia e Veriut, është quajtur “Serbi e Jugut” dhe “Serbi e Vjetër”.
Këto pyetje u parashtruan një ditë pas vizitës së Kurtit në Tetovë. I gjithë shteti u ngrit në këmbë për shkak se një individ mbante një flamur i cili përmbante hartë ku ndodheshin edhe territore të Maqedonisë së veriut.
Reagoi Presidenti, Kryeministri, pozita dhe opozita. Madje në bisedë u thirr edhe ambasadori kosovar por edhe Kryetarët e komunave të Tetovës dhe Çairit u thirren në bisedë informative në polici si organizatorë të ngjarjes.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në Shtip, ku i festua dita e “Betejës së Bregallnicës” e ku përfaqësues i lartë shtetëror serb për Maqedoninë thotë se është Serbi e vjetër dhe Serbi jugore.
“Beteja e Bregallnicës e cila u zhvillua prej më 9 qershor deri më 9 korrik të vitit 1913 mes forcave bullgare dhe ato serbe për mbrojtjen e Serbisë së vjetër ose Serbisë jugore. Për mbrojtjen e Serbisë së Vjetër ose Serbisë jugore. Për mbrojtjen e Serbisë së vjetër ose Serbisë jugore në rajonin e lumit Bregallnica dhe maleve të Maleshevisë. Parrola serbe ishte: “Për Kosovën, Kumanovën, Slivnicën dhe Bregallnicën”, tha Zoran Antiq, sekretar shtetëror i shtetit serb.
“Këtu kanë pësuar fëmijët e tyre të palindur, nipat e palindur të tyre dhe nëse kjo nuk do të ndodhte, ne serbi sot do të ishim shumë më shumë. E sa do të ishit ju dhe si do të quheshit këtu atë kurrë nuk do ta dimë”, tha Nikolla Selakoviç.
E pse po heshtin institucionet? Pikërisht institucioni që për 24 orë e gjeti personin që mbante flamurin, nuk ka përgjigje, por thotë se askush nuk do të tolerohet.
“Kemi praktikisht situatë të njëjtë si në Tetovë, por në Shtip. Festohej dita e “Betejës për Bregallnicën”. Kemi deklaratë të përfaqësuesit zyrtar të shtetit serb i cili e emëron Maqedoninë si Serbi të vjetër, Serbi jugore, kurse Ministri i pyet Maqedonasit se a do të ekzistonin nëse nuk do të ndërhynte ushtria serbe. Nuk po shohim histeri si në Tetovë, nuk po shohim as hetim dhe as reagime.
A do të thirret organizatori, Kryetari i Komunës së Shtipit që të shpjegohet për këtë ngjarje.
Sigurisht që nuk ka qasje selektive. Unë e thash shumë qartë dhe hapur se secili që në çfarëdo mënyrë do të kontribuojë që të ul dinjitetin e popullit maqedonas por edhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut do të duhet të mbajë përgjegjësi. Kështu që edhe për këtë rast nëse ka ngjarje të tillë, do të mblidhen të gjitha faktet dhe do të merren masat adekuate”, tha Oliver Spasovski.
Vizita e Kurtit bëri bujë edhe në Serbi. Pati deklarata edhe të Presidentit Vuçiq, i cili më pas duhej të kërkojë falje për deklaratat e Ministrit të tij i cili kërcënonte Maqedoninë e Veriut dhe Malin e zi./KlanMacedonia