Të tjera telashe ligjore për Donald Trump

Ish-punonjësi i tij ndryshon dëshminë për çështjen gjyqësore me dokumenta të klasifikuara

Të tjera telashe ligjore për ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Ai është tradhëtuar nga një tjetër prej punonjësve të tij të përfshirë në çështjen gjyqësore për dokumentat e klasifikuara. Yuscil Taveras, drejtor IT ka ndryshuar dëshminë e tij pasi ndërroi avokatët.

Ai tani akuzon ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe dy ndihmës të tij se kanë fshirë pamjet e kamerave të sigurisë pasi hetuesit vizituan shtëpinë e ish-presidentit në Qershor 2022 për të mbledhur dokumentet e klasifikuara që Trump mori me vete pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Në Mars të këtij viti ai deklaronte se kurrë nuk i ishte kërkuar nga Trump apo njerëzit e tij që të fshijë pamjet e kamerave të sigurisë.

Videoja nga shtëpia e tij në vendpushim Mar-a-Lago në Florida sipas prokurorëve do të ishte jetike për dosjen hetimore.

Ndërkohë 2 punonjësit e tjerë të Trump, të akuzuar nga drejtori i IT, Ualt Nauta dhe Carlos De Oliveira, janë deklaruar të pafajshëm. Trump përballet tashmë me dhjetëra akuza përfshirë mbajtjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare që burojnë nga akuzat se ai keqpërdori sekretet qeveritare, të cilat i ishin besuar t’i mbronte.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share