Putini takohet me krerët e rajoneve të pushtuara nga Rusia (FOTO)

Vladimir Putini është takuar me dy krerë të rajoneve të Ukrainës të kontrolluara nga forcat ruse të emëruar nga Kremlini, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Guvernatori rus i rajonit të Zaporizhzhias, Evgeny Balitsky, tha se qytetet në rajon ishin “nën zjarr nga forcat ukrainase” dhe vlerësoi vendimin e Putinit për të zhvendosur njerëzit nga rajoni.

Kreu i instaluar nga Rusia i rajonit të Luhanskut, Leonid Pasechkin, raportoi një situatë “të tensionuar”.

Kremlini publikoi sot foto nga takimet në fjalë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share