Turqia kishte një qytet të jashtëzakonshëm këtu e 2 mijë vjet më parë. I quajtur Kelenderis, qyteti u themelua gjatë sundimit të fenikasve dhe mbeti një qendër për fenë, kulturën dhe tregtinë gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.
Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit bën me dije se nga gërmimet arkelogjike për këtë qytet, të cilat nisën 30 vjet më parë, po zbulohen artefakte të reja.
Kohët e fundit, një ekip ekspertësh nga Universiteti Batman zbuluan një skulpturë të lashtë të perëndeshës greke Hecate. Kështu thuhet në një deklaratë zyrtare të universitetit më 18 Gusht.
Statuja e Hecate ka tre koka dhe sipas arkeologëve i përket periudhës helenistike, pra është më shumë se 2300 vjet e lashtë.
Por çfarë dihet për Hecate?
Hecate është një perëndeshë e fesë greke e njohur për dhënien e pasurisë dhe bekimeve të jetës së përditshme. Përshkrimet e hershme e tregojnë atë si një grua të veshur me rroba të gjata dhe duke mbajtur një pishtar, por paraqitjet e mëvonshme filluan të ilustrojnë hyjninë me tre koka ose trupa.
Duke filluar nga shekulli i pestë para erës sonë, Hecate u lidh me vdekjen, magjinë dhe krijesat e natës, sipas Enciklopedisë së Historisë Botërore. Ajo u shfaq shpesh me tre fytyra për shkak të rolit të saj si roje e udhëkryqeve dhe kufijve.
Sipas Enciklopedisë, format me tre koka ose me trup të trefishtë të perëndeshës u përdorën për të ruajtur hyrjet dhe portat. Shembulli i parë i kësaj forme u zbulua në hyrje të Akropolit të Athinës.
Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, gjetjet e mëparshme për qytetin përfshijnë mbetjet e një kështjelle dhe muri të lashtë, një kompleks të lashtë banjash me një mozaik, një teatër antik dhe një mauzoleum që daton në fund të shekullit të dytë ose të tretë pas Krishtit./tvklan.al