Dronët Ukrainas godasin Rusinë, 2 persona plagosen

Frikë dhe panik tek qytetarët

Ukraina ka sulmuar sërish me dronë Rusinë. Mbrojtja ajrore rrëzoi 4 dronët ukrainas pranë Moskës dhe mbi rajonin Bryansk që kufizohet me Ukrainën.

Mbetjet e tyre plagosën dy persona dhe dëmtuan një ndërtesë banimi.

“U zgjova sot në mëngjes nga një zhurmë e fortë. Shkova pranë dritares dhe pashë xhamat që fluturonin. Nga dritarja pashë që makina ishte dëmtuar. Më thanë se ishte një dron.”

Banorët flasin me shqetësim për dronët ukrainas ndërsa thonë se do të largohen nga shtëpitë.

“Sinqerisht, nuk jam i shqetësuar për veten time, por për familjen time. Po mendoj t’i coj diku tjetër për pak kohë.”

Sipas agjenicë së lajmeve Tass hapësira ajrore mbi kryeqytetin rus u mbyll për pak kohë dhe tre aeroporte të Moskës, pezulluan fluturimet.

Të shtunën, një bombardues rus me rreze të gjatë u shkatërrua në një sulm ukrainas me dron.

Bombarduesi rus Tu-22 që u shkatërrua mund të lëvizë me dyfishin e shpejtësisë së zërit dhe është përdorur gjerësisht nga Rusia për të sulmuar qytetet në Ukrainë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share