Helikopteri i MPB-së ka hedhur mbi 7 tonë ujë, duke shuar zjarrin pranë liqenit të Mantovës

MPB ka njoftuar se ka arritur të shuajë zjarrin pranë Liqenit të Mantovës, përcjell KlanM. Zjarri i filluar rreth orës 14 të ditës së sotme ka qenë i paarritshëm për ekipet zjarrfikëse përmes tokës.

“Departamenti i Njësive të Aviacionit në MPB ka operuar në zonën e Liqenit të Mantovës, në afërsi të rrugës rajonale Shtip-Radovish, ku është shuar me sukses zjarri që kishte filluar sot rreth orës 14:00. Pas marrjes së kërkesës nga Qendra e Menaxhimit të Krizave se për shkak të terrenit të paarritshëm në pyll është i nevojshëm aktivizimi i një helikopteri të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është vepruar menjëherë dhe helikopteri ka hedhur me saktësi 7 tonë ujë dhe së bashku me zjarrfikësit nga Shtipi, Radovishi dhe Shoqata Vullnetare Zjarrfikëse nga Komuna e Konçes zjarri është shuar”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share