Bllokohen 497 kg qese plastike në Shkodër, IMT: Janë të ndaluara, asnjë tolerim!

497 kg qese plastike njëpërdorimëshe janë bllokuar këtë të Hënë në Shkodër.

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (IMT) paralajmëron përmes një njoftimi zyrtar se nuk do të ketë tolerim ndaj asnjë personi që shkel ligjin, duke theksuar se këto qese janë të kategorikisht të ndaluara.

“Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) në kuadër të kontrolleve për ndalimin e përdorimit të qeseve njëpërdorimëshe bllokoi 497 kg qese plastike në qytetin e Shkodrës. ISHMT bën të ditur se inspektorët vazhdojnë punën çdo ditë në terren për të siguruar se subjektet zbatojnë ligjin.

Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara. Inspektorët tanë do të jenë në terren, në çdo cep të vendit për të ndaluar përdorimin e qeseve njepërdorimëshe”. ISHMT u bën thirrje operatorëve ekonomik të bëhen pjesë e ndryshimit të madh mjedisor me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme”, bën me dije IMT./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share