Xhaferi: Me ndërprerjen e seancës nuk kam shkelur rregulloren

“ËSHTË E DREJTË EKSKLUZIVE E KRYEPARLAMENTARIT TË CAKTOJË VAZHDIMIN E SEANCËS”

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi hodhi poshtë akuzat e VMRO – DPMNE-së se me ndërprerjen e seancës për ndryshimet kushtetuese ka shkelur nenin 165 të rregullores së Kuvendit, njofton KlanM.

Ai tha se, ndërprerja e seancës nuk është mbi arsyetimin e nenit 165 siç pretendojnë, por është në bazë të neni 81.

Duke u thirrur në këtë nen, sic percjell KlanM, Xhaferi tha se Kryetari i Kuvendit ka kompetencat ekskluzive për të caktuar vazhdimin e seancës.

“Kryetari i Kuvendit mundet ta ndërpresë seancën nëse nuk ka shumicë të nevojshme për vendimmarrje dhe në raste të tjera kur do të vlerësojë se kjo është e domosdoshme. Paragrafi 1 të cilin e citova është e qartë se, kjo është kompetencë ekskluzive e kryetarit të Kuvendit të vlerësojë situatën për vendimin për të ndërprerë punimet e seancës” – deklaroi Talat Xhaferi.

Sipas Xhaferit, pretendimet e VMRO -së se, kreu i 10-të i rregullores sanksionon rrjedhën e seancës për procedurën e veçantë për ndryshimet kushtetuese, janë të pasakta dhe sipas tij, sic percjell KlanM, atje sanksionohen parakushtet për qasjen në ndryshime kushtetuese.

Xhaferi shtoi se, rrjedha e seancës plenare nuk është e sanksionuar në kreun e 10-të, por është e sanksionuar në kreun e pestë që ka disa hapa.

“Faza e parë është hapja, informimi për prezencën e deputetëve, informimi për të ftuarit, për mënyrën e paraqitjes për fjalë, miratimi i rendit të ditës, hapja e diskutimit për pikën përkatëse, diskutimi zgjat derisa ka të paraqitur për fjalë, me mbarimin e diskutimeve konstatohet se është absolvu lista e të paraqiturve për fjalë dhe kryetari i parlamentit ose do të vazhdojë në hapin tjetër të hyjë në procesin e njohjes për mënyrën e procesit të votimit nëse votimi është specifik dhe hyn në fazën e vendimmarrjes” – tha Xhaferi.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të premten mbajti seancën për ndryshimet kushtetuese. Pasi u shter diskutimi, sic njofton KlanM, Kryeparlamentari ndërpreu seancën, duke shtuar se për vazhdimin e saj ku do të zhvillohet faza e votimit do të njoftojë në mënyrë shtesë.

Sipas VMRO- DPMNE-së me këtë veprim, Xhaferi ka shkelur rregullore, pasi votimi duhej të zhvillohej menjëherë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share