Tabanoc, kolona të gjata veturash në kufirin me Serbinë

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë thonë se në vendkalimet kufitar “Tabanoc” pritet 30 minuta, por në kamera shihen kolona të gjata veturash si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

“Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e jonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thuhet në njoftimin e LAMM.

Pamjet e pikës kufitare “Tabanoc” mund të shihen nga kamerat e sigurisë së MPB-së serbe, ndërsa kamerat e sigurisë në këtë pikë kufitare të Maqedonisë së Veriut këtë paradite nuk janë të qasshme për qytetarët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share