VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje, LSDM-ja thotë se do ta heqin bllokadën e opozitës

OPOZITA THOTË SE KA PLAN PËR INTEGRIMIN E VENDIT NË BE

Mbetja në pushtet e BDI-së dhe LSDM-së do të thotë humbje kohe dhe krizë më të thellë për vendin – thonë nga VMRO-DPMNE duke përsëritur qëndrimin se zgjedhjet janë mënyra e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza, njofton KlanM.

Sipas tyre, me BDI-në dhe LSDM në pushtet, vendi është larg BE-së dhe të ardhmes më të mirë.

VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, thotë se ka plan për integrimin e vendit në BE.

“Gjatë fushatës do të ofrojmë zgjidhje patriotike, komparative dhe të drejtë që do t`i mbrojë dhe përparojë interesat e Maqedonisë lidhur me kontestin me Bullgarinë. Por, që të bëhet kjo, fillimisht duhen zgjedhjet” – tha Vlado Misajlovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja vazhdon të insistojë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja janë kundër anëtarësimit të vendit në BE, kurse Mickoski nuk dallon aspak nga Nikola Gruevski.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, shprehen se nuk do të lejojnë që vendi të bllokohet nga opozita dhe se bashkë me qytetarët do të hiqet kjo bllokadë, pasi sipas tyre, 80% e qytetarëve janë për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.

“Përpjekjet për të bllokuar të ardhmen evropiane janë procedura të rrezikshme, antishtetërore nga DPMNE-ja dhe Mickoski. Populli maqedonas që është pro-evropian këtë nuk do ta falin. Koalicioni pro-evropian që udhëhiqet nga LSDM-ja nuk do t`i nënshtrohet sjelljeve të dëmshme, të papërgjegjshme dhe anti-shtetërore të DPMNE-së” – deklaroi Bogdanka Kuzeska.

Të Premten, në Kuvend, përfundoi debati për ndryshimet kushteteuse, ku parashihet futja e Bullgarëve dhe pesë bashkësive tjera etnike në Preambulë, kurse votimi është anuluar deri në sigurimin e shumicës së domosdoshme prej dy të tretave, njofton KlanM.

Për miratimin e propozimit për ndryshime të Kushtetutës është e domosdoshme të votojnë së paku 80 deputetë. Bëhet fjalë për fazën e parë nga gjithsejt 3 fazat e domosdoshme për ndryshime kushteteuse.

Futja e Bullgarëve në Kushtetutë, sic njofton KlanM, është kusht që vendi ta mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare dhe t`i vazhdojë nesgociatat me BE-në për anëtarësim fuqiplotë me hapjen e klasterëve dhe kapitujve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share