Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 276 masa, nga të cilat 109 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Nëntë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, katër sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, pesë masa për drejtuesin fillestar“ – thuhet në raportin e MPB-së.