Luciano Spalletti është trajneri i ri i Italisë. Ansa raporton se është arritur marrëveshja mes Spallettit dhe Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Federata Italiane.
“Mirëpresim Spallettin. Kombëtarja kishte nevojë për një trajner të madh. Entuziazmi dhe eksperienca e tij do të jenë thelbësore për sfidat që presin Italinë muajt e ardhshëm”, thotë Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.
Spalletti do të marrë drejtimin e Italisë nga 1 Shtatori 2023. Ai zëvendëson Mancinin në krye të pankinës italiane. /tvklan.al