Kovaçevski para deputetëve: Për hirë të së ardhmes, këto ndryshime duhet të bëhen

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve pas votimit të rendit të ditës për nisjen e seancës për ndryshimet kushtetuese tha se të gjithë duhet të votojnë “pro” këtyre ndryshiemve që zhbllokojnë procesin eurointegrues të vendit. Kovaçevski tha se rruga e vendit drejt BE-së ka pasur shumë padrejtësi, por që këto ndryshime duhet të bëhen për hirë të të ardhmes.

“Të rinjtë nuk emigrojnë për shkak të Kushtetutës, ose versionin e tanishëm apo të nesërm të dy neneve. Jo, ata nuk zgjohen dhe nuk flenë me Kushtetutën, por me nevojën normale e njerëzore, që të jetojnë në shtëpi, në mënyrë normale, të pasuruar dhe të qetë, të jetojnë në mënyrë europiane, si bashkëmoshatarët e tyre në qytetet dhe fshatrat europiane”, tha Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share