Gjermanët ‘pushtojnë’ Shqipërinë

Trendi më i ri sfidon Spanjën dhe Greqinë

Rrjeti i mirënjohur informativ gjerman Derwesten vlerëson se Shqipëria po bëhet një alternativë reale për pushime ndaj Greqisë dhe Spanjës me diell, plazhe dhe det duke shpenzuar pak para.

Ato kanë krahasuar tendencat e turistëve që po zgjedhin mes vendit tonë me ato të Spanjës e Greqisë.

Sipas kësaj medie për vite me radhë një javë pushime në Spanjë apo Greqi ka qenë një vendimmarrje klasike për shumë turistë gjermanë por dëshira e tyre për shumëllojshmëri destinacionesh po rritet pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

Tashmë pushimet në Spanjë apo Greqi kanë ndeshur në një konkurrencë të re nga Shqipëria ku pushimet janë të lira.

Vendi buzë Jonit dhe Adriatikut po bëhet gjithnjë e më popullor. Ky destinacion është tashmë një trend i ri për turistët gjermanë.

Shqipëria konsiderohet si destinacion udhëtimi në krye të preferencave në kategorinë “Vendet më të mira për të krijuar kontakte me vendasit”.

Me rreth 360 kilometra vijë bregdetare, peizazhi malor i Shqipërisë të lë pa frymë, kështjellat e saj, kryeqyteti i zhurmshëm si dhe plazhet fantastike të magjepsin ndaj mund të konkurrojnë me ato të Mesdheut.

Shqipëria ka tre vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s: Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën.

Në Shqipëri thekson media gjermane mund të kombinohet një udhëtim hiking me një pushim buzë detit.

Peizazhi origjinal malor dhe plazhet e bukura e bëjnë Shqipërinë një vend të preferuar edhe për alpinistët që duan të ndërthurin udhëtimin e tyre me ngjitje në male dhe me pushime buzë detit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share