PDE: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, RMV-ja bëhet cak i lehtë i skenareve anti-perëndimore

Ndryshimet kushtetuese që janë pjesë e kornizës negociuese me Bashkimin Evropian, janë çelësi kryesor i cili hap dyert e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Shanset e dhëna nga partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të humben, prandaj ju bëjmë thirrje gjithë faktorëve politik që në këto momente historike të dalin jashtë kornizave të sondazheve partiake dhe të mendojnë për të ardhmen e qytetarëve, gjeneratave të reja dhe vendit.

Nëse nuk kalojnë tash ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut bëhet një cak i lehtë për gjithë agjendurat anti-evropiane të cilat kërkojnë të mbajnë shtetin dhe qytetarët të izoluar  nga e gjithë bota pro perëndimore dhe proceset demokratike dhe zhvillimore që ofron Bashkimi Evropian.

Imponimi i unifikimit sa më të madh të forcave pro evropiane në vend do jetë mekanizmi i vetëm i cili do t'i kundërvihet politikave që duan të izolojnë vendin dhe të ardhmen evropiane. Andaj, apelojmë që çdo subjekt politik në vend që është i përfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut përmes deputetëve të tyre të përkushtohen në debllokimin e këtij procesi dhe nisjen sa më të shpejtë të negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian si opsion i vetëm për të ardhmen e shtetit” – thuhet në kumtesën e PDE-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share