Të kuqtë presin Valmieran në Elbasan, edhe Ballkani e Struga një hap larg play-off
Partizani do të luajë kundër Valmieras sfidën e kthimit të vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
“Të kuqtë” fituan takimin e parë në transfertë kundër letonezëve 1-2 dhe në sfidën e mbrëmjes së sotme në “Elbasan Arena” i favorizon rezultati si edhe mbështetja e tifozerisë.
Por trajneri Zoran Zekiç kërkoi vigjilencë për këtë përballje.
Në konferencën për shtyp, kroati tha se Valmiera meriton respekt, pasi është një ekip i rrezikshëm ndërsa nga futbollistët e tij kërkoi që të vrapojnë shumë dhe ta interpretojnë lojën saktë.
Mungesë e vetme e Partizanit për këtë takim do të jetë sulmuesi Mba.
Ekipi pritet të luajë me modulin 4-3-1-2, ku në portë e nis Qirko, pastaj në prapavijë nga e majta në të djathtë Atanaskoski, Koçijan, Sota dhe Hadroj. Mesfusha pritet të përbëhet nga Maget, Mehmeti, Rrapaj dhe në ofensivë Taipi në qendër mbështet Grezdën dhe Carën.
Ballkani i Ilir Dajës luan në transfertë ndaj Linkoln Reds, me sfidën e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës që përfundoi 2-0. Edhe Struga e Shpëtim Duros është një hap larg kalimit në fazën play-off, pasi mundi në shtëpi 3-1 luksemburgasit e Hesperange.
Klan News